Ae bëri me tendencë drejt Fifit? Semi i afrohet sërish Granitit duke e komplimentuar

by admin
Spread the love

Semi Jaupaj dhe Granit Cana ishin dy banorët e parë që kishin afrimitet së bashku.

Ata u larguan nga njëri-tjetrin pasi Graniti filloi filtrimet me Filloreta Raçin – Fifin, shkruan “Kosovarja”.

Graniti filloi të largohet nga të gjitha vajzat shkaku se Fifi ishte xheloze për të.

Derisa ishin duke ndenjur në oborr Semi ishte ulur me Granitin përball njëri tjetrit derisa Fifi po qëndronte në derën e hymjes në sallon.

Ishte Semi ajo që derisa po flisinin i jep Granitit një kompliment.

“Wow sa të bukur i ke sytë, Po ti shoh tani dhe ke copëza me shumë ngjyra brenda në të”, i thotë ajo derisa Fifi po shikonte drejt tyre disa herë.

Kjo u komentua veprim me tendencë nga ana e Semit pasi ka tre javë që janë brenda shtëpisë dhe si ja pa pikërisht tani sytë për ti dhënë kompliment derisa Fifi dhe Graniti sapo kanë lënë afrimitetin e tyre drejt lidhjes.

 

 


You may also like