Adrola mori urimin më të bukur për ditëlindje nga personi më i dashur – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sot Adrola Dushi feston ditëlindjen e në këtë ditë të veçantë modelja ka marrë urime të shumta, por urimin më të bukur duket se ia ka bërë personi më i dashur, nëna. Nëna e Adrolës i ka dërguar të bijës një mesazh duke i shprehur dashurinë me fjalët më të bukura.

“E bukura ime
E ëmbla
E njoma, e vogla
Sa të dua
Gëzuar ditëlindjen
Dhe 100 vite sa më të lumtura të uroj në jetën tënde
Zemër unë jam e bekuar që kam një vajzë si ti
Unë pavarësisht se jam larg unë jam aty me ty jetë në çdo sekondë të jetës tende jam pranë
Që ti të ndjehesh e fortë, e sigurt në çdo hap të jetës

Ti je vet e zonja mam
Po mua më dukesh e vogla ime dhe kështu do ngelesh
Të dua pa fund sa qielli, sa toka, sa bota
Zoti t’i realizoftë të gjitha ëndrrat e tua të bukura”, shkruhet në mesazhin e mamit të Adrolës.

“Të dua sa bota mam”,  shkruan modelja krahas fotos.

You may also like