Adriana Matoshi tregon se kur e kuptoi që iu kthye tumori ishte momenti kur takoi Arjolën në BB VIP

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Aktorja Adriana Matoshi ishte e ftuar sonte në emisionin “Goca dhe Gra”, për të folur për të folur për jetën e saj personale.

Artistja rrëfeu momentin kur kuptoi se tumori në kokë iu rikthye pas nëntë vitesh.

“Ka qenë dita kur kam hyrë në ‘Big Brother VIP’, për të takuar Arjolën. Kam pasur shumë marrje mendsh, por u përpoqa të mbaj veten, që Arjola të mos e kuptonte. U vizitova të nesërmen dhe aty kuptova që kisha sërish tumor”.

Aktorja tregon se sëmundja nuk e lejonte të shprehte çfarë donte: “Nuk thosha dot atë që mendoja. Më ngecnin mendimet, ishte e vështirë”.

Vendimin për të rrëfyer publikisht betejën e saj, ajo thotë se e mori për t’i frymëzuar të gjitha ata që janë në të njëjtën situatë.

“Nuk doja t’i tregoja njeriu, por doja t’i jepja forcë dhe të tjerëve dhe bëra postimet në rrjetet sociale. Asgjë nuk është si shëndeti, s’ka lidhje as fama, asgjë tjetër”.

Adriana shton se mbështetja dhe komentet e ndjekësve i kanë dhënë shumë forcë.


You may also like