Adriana Matoshi tregon arsyen e ndarjes nga Keith

by admin
Spread the love

Aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi, tash e ca kohë i ka dhënë fund lidhjes së saj me futbollistin Keith Groeneveld.

Adriana, e cila ishte “gozhduar” për lidhjen e saj me një djalë shumë më të ri në moshë, ka kaluar momente të bukura me Keith, të cilat edhe i ndante kohë pas kohe në rrjete sociale.

Aktorja së fundmi ka folur edhe për arsyen e ndarjes nga futbollisti.

Ajo ka deklaruar se Keith dëshironte të krijonte familje dhe të kishte fëmijë.

“Keith ka dashur shumë të krijojë familje. Unë nuk kam qenë ai personi që kam dashtë me pasë edhe një fëmijë tjetër. Keith ka qënë shumë më i ri në moshë se unë dhe e kam parë që atij i duhet me ecë përpara, me u fokusu në punën e tij, në profesionin e tij dhe jo me qenë unë prioriteti në jetën e tij” ka deklaruar Adriana.


You may also like