Admirimi Haliti: Vendit nuk i duhej krizë politike, ndërkombëtarët kërkonin shumicë stabile

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Në emisionin debativ në TV SHENJA, anëtari i Kryesisë Qendrore të partisë Alternativa, Admirim Aliti, tha se prej momentin kur dështoi mocioni i votëbesimit për Qeverinë, kryetari i partisë Afrim Gashi është takuar me liderët e opozitës për të parë se çfarë pason tani, dhe se ata nuk kanë pasur ide pas dështimit të mocionit se çfarë duhet të bëhet.

“Prej atij momenti ne në mënyrë intensive kemi pasur debate se në këtë krizë politike, shtoja këtu atë ekonomike dhe energjetike, cili duhet të jetë pozicioni i AAA. Kemi pasur mendime të ndara, një ndër ta kam qenë edhe unë i cili kam thënë se a-priori nuk duhet të hyjmë në këtë Qeveri, sepse jemi kundër mënyrës se si punon kjo Qeveri. Por në diskutim e sipër kemi konstatuar se Maqedonia me balancin 60-60 vnedi hyri në krizë politike e cila pa dyshim edhe mundej të thelohej edhe më shumë”, tha Admirim Haliti.

Ai tha se faktori ndërkombëtar në bisedimet që kanë pasur është thënë se vendit nuk i duhen zgjedhje.

“Edhe para krijimit të mocionit, mesazhi kryesor i ambasadave kryesore në Maqedoni ka qenë që partitë politike duhet ta krijojnë një shumicë me këtë 120 deputetët, sepse shkuarja në zgjedhje të reja, duke patur parasysh krizën politike dhe energjetike do të jetë e dëmshme”, tha Haliti. /SHENJA./


You may also like