Administrata Biden për nëntë muaj ka krijuar mbi 5 milionë vende të reja pune

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Zëvendëspresidentja e SHBA-ve, Kamala Harris, ka njoftuar se administrata Biden ka krijuar më së shumti vende pune në historinë amerikane.

Ajo nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram ka bërë të ditur se janë krijuar rreth 5.6 milionë vende të reja pune.

“Administrata jonë ka parë 5.6 milionë vende pune të krijuara nga ekonomia – më shumë vende pune në nëntë muajt e parë se çdo administratë tjetër në historinë amerikane.” thuhej në postimin e Harris.

Nëntorin e vitit të kaluar u mbajtën zgjedhjet presidenciale në SHBA, ku kandidati i demokratëve, Joe Biden, doli i pari dhe janarin e këtij viti e mori zyrtarisht detyrën.

You may also like