Adeyemi “show”, dy gola për katër minuta nga Dortmundi

by admin
Spread the love

Borussia Dortmund ndodhet në formë fantastike.

Verdhezinjtë numërojnë vetëm fitore në vitin 2023. Skuadra e Terziç po përballet në “Signal Iduna Park” përballë Hertha Berlin.

Karim Adeyemi zhbllokoi takimin në minutën e 27’. 21-vjeçari mori një asist nga kapiteni Marco Reus dhe me finte dërgoi topin në rrjetë. Adeyemi nuk u ndal dhe katër minuta më vonë ishte sërish protagonist.

Adeyemi u nis nga krahu i djathtë dhe dhuroi një asist për Donyell Malen. Holandezi nuk e pati të vështirë të shënonte, duke realizuar golin e qetësisë për Dortmundit.

Me fitoren e sotme, Dortmundi ngjitet në krye të renditjes së Bundesligës bashkë me Bayern Munchen dhe Union Berlin me nga 43 pikë./ Shqip


Top Channel

You may also like