Ademi: Dëshira dhe ftesa jonë është që Alternativa dhe Besa të na bashkohen

by admin
Spread the love





Deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, sot në deklaratë për media nga Kuvendi pohoi se ka shumicë të mjaftueshme për të votuar për rikonstruimin e Qeverisë.

“Sigurisht që ka një shumicë të mjaftueshme, edhe më shumë se sa duhet për të votuar për rikonstruimin e Qeverisë. Kjo në thelb do të thotë përshpejtim i proceseve reformuese, veçanërisht përshpejtim i reformave në drejtësi, shtet i së drejtës, institucione më të fuqishme, mbi të gjitha një Parlament funksional. Dëshira dhe ftesa jonë është që Alternativa dhe Besa dhe të gjithë të tjerët të bashkohen në krijimin e një fronti të përbashkët evropian”, tha Ademi.

Ademi theksoi se të gjitha çështjet që dalin nga procesi i marrëveshjeve të lidhura me Bashkimin Evropian janë dhe mbeten prioritet i kësaj shumicë parlamentare e cila zgjerohet.







Artikulli paraprakRanë nga ndërtesa, një burrë humb jetën, një grua në gjendje të rëndë
Artikulli tjetërVllahoviqi ose Richarlisoni, dy zëvendësimet e mundshme për Benzemanë




You may also like