Adelina Tahiri rrëfen mes emocionesh raportin që ka me djalin e saj

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Përpara se të nisë performancën e saj “Moulin Rouge” në “Dance Albania” në Tv Klan, Adelina Tahiri tregon si i ka raportet me djalin së fundmi.

Më herët, këngëtarja ka treguar se i mungon shumë pasi nuk arrin ta shohë mjaftueshëm për shkak të angazhimit me spektaklin.

Duket se tani, “djali i mamit” ka ndryshuar preferencë. “Djali im, ngaqë i mungoj shumë, ka filluar të mos më shohë, proteston, “nuk dua”për  këto vallëzimet e mia.

Pastaj kërkon, thotë “dua ta shoh mamin” dhe më sheh, mërzitem shumë, por që puna ka këto sfida.”, tha Adelina Tahiri.

Alketa Vejsiu e pyet: “Është djali i mamit apo djali i babit më shumë ai?” Adelina Tahiri u përgjigj: “Të them të drejtën është i mamit, por më duket është bërë i babit”.

You may also like