Adele shpjegon se bën muzikë për një audiencë që ajo preferon

by admin
Spread the love

Adele ka rrëfyer se muzika e saj i drejtohet vetëm moshatarëve të saj dhe jo brezit të ri, për shkak të ‘thellësisë’ së teksteve të saj.

Këngëtarja e hitit “Easy On Me” sapo ka publikuar albumin e saj të katërt në studio, të titulluar “30”, në të cilin ajo pasqyron dhimbjen e divorcit nga Simon Konecki.

Në një intervistë me Zayn Lowe për ‘Apple Music’ ajo foli për audiencën të cilën ajo synon.

Më pas ajo zbuloi se djali i saj Angelo, nëntë vjeç, ‘nuk është një fans’ dhe as që është në dijeni të muzikës së saj.

Duke shpjeguar se albumi është për moshatarët e saj dhe jo për adoleshentët, ajo tha: “Unë nuk dua që dymbëdhjetë vjeçarët ta dëgjojnë këtë album – është shumë i thellë”.

“Preferoj të kujdesem për njerëzit që janë në nivelin tim, të cilët kanë kaluar të njëjtën kohë në tokë dhe kanë kaluar të gjitha të njëjtat gjëra”.

Rikthimi i pritur i Adele në muzikë pas një pauze gjashtë vjeçare dhe divorci i saj në vitin 2019 nga Simon, e ka bërë atë të zbulojë shpirtin e saj në albumin e saj të ri.

Pasi u ngjit në krye të top-listave, këngëtarja shpjegoi se ajo ka një treg shumë specifik për muzikën e saj, me një përjashtim specifik të adoleshentëve dhe fëmijëve.

Adele shpjegon: “30 dhe 40-vjeçarët që kujdesen për veten dhe janë në terapi – kjo është atmosfera ime, sepse kjo është ajo që bëj. Unë jam më e shqetësuar kur mendoj se si kjo muzikë mund t’i ndihmojë ata”.

“Nëse të gjithë bëjnë muzikë për TikTok, kush bën muzikë për brezin tim? Kush e bën muzikën për bashkëmoshatarët e mi”?

Adele gjithashtu shprehu shpresat e saj se albumi “30” do të ndihmojë njerëzit e tjerë që luftojnë për t’u përshtatur me jetën pas divorcit.

Ajo tha: “Ishte sikur më ndihmoi vërtet, ky album. Me të vërtetë, me të vërtetë ndodhi. Dhe unë me të vërtetë besoj, si kur filluam intervistën ku unë thashë: “Nuk ka një rast, një skenar apo një ndjenjë ku nuk ka këngën perfekte për të diku”.

“Unë vërtet besoj, dhe nuk po tregohem arrogante apo diçka e tillë këtu, është sikur ishte ferri im, por me të vërtetë shkova në ferr dhe u ktheva. Dhe e kuptova, në fakt nuk më pëlqeu ajo që isha”.

“Dhe unë me të vërtetë mendoj se disa nga këngët në këtë album mund të ndihmojnë vërtet njerëzit, të ndryshojnë vërtet jetën e njerëzve. Dhe unë mendoj se një këngë si “Hold On” mund të shpëtojë disa jetë,” përfundoi Adele.


You may also like