Adele jep nesër koncert në hotel dhe shifra që do marrë sapo e futi në historinë e më të paguarave

by admin
Spread the love

Adele do paguhet saktësisht 598 mijë euro vetëm për një koncert që do ta mbajë nesër, duke u bërë kështu një nga këngëtaret gra më të paguara në historinë e rezidencave në Las Vegas.

Biletat për fundjavën me Adele në Colosseum të Caesars Palace variojnë nga 900 euro deri në 11 mijë euro. Këngëtarja do të marrë përqindje nga shitjet e biletave si dhe nga të gjitha shërbimet e lokalit që ka një kapacitet prej 4200 vendesh.

Ajo do të ketë edhe trajtim special nga Caesars ku përfshihet qëndrimi në një suitë private prej 35 mijë eurosh nata, e aksesueshme për të në çdo kohë, gjithashtu do ketë një shërbëtor, një asistent ekzekutiv, një shofer dhe shërbim të përforcuar sigurie.

Adele dhe të ftuarit e saj do lejohen të hanë dhe të pinë falas në çdo vendpushim të Caesars. Një burim tha: “Adele është bileta më e nxehtë në Las Vegas për momentin dhe ajo do marrë çdo qindarkë përfitimi të saj”./revistawho.com

 

You may also like