AC Milan fiton derbin italian ndaj Romës – Zlatan Ibrahimovic përsëri deçiziv në ndeshje të mëdha

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

AC Milan ka shënuar fitore si mysafir ndaj Romës, në kuadër të kryendeshjes për xhiron e 11-të në Seria A.

“Rossonerët” që zhvilluan ndeshje më të mirë fituan me rezultat të ngushtë 1 – 2 në “Stadio Olimpico”.

Ylli i ndeshjes, ishte Zlatan Ibrahimovic që ishte thjeshtë i mrekullueshëm me një super paraqitje.

Suedezi kaloi fillimisht në epërsi Milanin me një supergol nga gjuajtja e lirë, që shtangu portierin Rui Patricio (26′).

Milan pastaj dyfishoi epërsinë me anë të Rafael Leao që realizoi gol mahnitës duke kaluar edhe portierin, por u anulua për pozitë jashtë loje, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.

Milan vazhdoi dominimin edhe në 45-minutëshin e dytë, me suedezin që shënoi golin e dytë personal, por pastaj u anulua nga VAR-i shkaku i pozitës jashtë loje.

Por, shtatë minuta me vonë, suedezi fitoi penalltia pasi u fallua nga Ibanez, të cilën e konkretizoi Franck Kessie (57′).

Gjërat për Milanin u vështirësuan, kur Theo Hernandez u ndëshkua direkt me të kuq, ku pastaj Roma sulmoi vazhdimisht dhe golin e gjeti përmes Stephan El Shaarawy në fundin e takimit (90+4).

Me këto pikë, Milan renditët në pozitën e dytë me 31 pikë, aq sa ka edhe Napoli që është lider, derisa Roma renditet në vendin e katërt me 19 sosh.

You may also like