“Abramovich duhet t’i hiqet Chelsea nga pronësia” – parlamenti britanik kërkon më shumë sanksione për pronarin e klubit londinez

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Lufta e nisur në Ukrainë nga Rusia po nxit reagime të mëdha në të gjitha sferat e jetës.

Sporti është një nga sferat që po nis sansksione ndaj Rusisë dhe rusëve që janë të afërt me liderin rus, Vladimir Putin.

Në Britani të Madhe është marrë vendimi që Roman Abramovichit do t’i hiqet e drejta për të jetuar në Britani të Madhe.

Kurse, ‘Telegraph’ bëjnë të ditur se mund të ketë edhe masa të tjera ndaj njeriut që konsiderohet si ‘kyç në shtrirjen e regjimit të Putin’.

Anëtari i Parlamentit të Britanisë së Madhe nga radhët e Partisë Laboriste, Chris Bryant ka kërkuar që rusit t’i hiqet e drejta e pronësisë mbi Chelsea.

Chelsea është skuadër me bazë në Londër dhe një nga më të suksesshmet në Angli, sidomos në garat evropiane.

You may also like