Abraham: Sezoni ynë nisi ngadalë, por unë dhe ekipi do e kompesojmë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Tammy Abraham shfaqet me synime të mira për vitin 2023. Sulmuesi i Rmës dëshiron një rifillim sezoni të mirë që në nisje nuk ishte aq i mirë për sulmuesin, që mbase i kushtoi edhe thirrjen nga Kombëtarja e angleze për Katar 2022. Abraham foli më tej edhe për “La Gazzetta dello Sport”.

“Viti i kaluar ishte një sezon i mrekullueshëm, ku gjithçka shkoi mirë për mua. Ky sezon nisi pak ngadalë, por unë dhe ekip i do ta kompesojmë. Këto janë gjëra që ndodhin në futboll. Mua më ndodhi të kaloj ulje-ngritje gjatë sezonit, por më parë i ka ndodhur edhe lojtarëve të tjerë.” – tha fillimisht ish-sulmuesi i Chelseas.

Abraham deklaroi edhe synimin e tij, kualifikimi në Champions League. “Do të bëjmë më të mirën tonë dhe të shohim se çfarë do të ndodhë. Por mendoj se po, do të shkojmë.”

“Për Mourinhon e kam thënë edhe më parë. Për mua është si të kem një xhaxha këtu në Romë, gjithmonë kështu e kam parë. Ai është një pikë referimi dhe më shtyn në çdo mënyrë. Nuk kam nevojë për një njeri që të më lavdërojë, por për një trajner që më beson mua.” – përfundoi Tammy Abraham. /oversport.tv

You may also like