“Abissnet Superiore” në Oversport dhe Tibo, çfarë solli java e 12-të

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ka përfunduar edhe java e 12-të e “Abissnet Superiore” dhe tashmë është koha për ndërpreje pasi do të startojë Kupa e Botës. Partizani dhe Tirana konfirmojë edhe njëherë se janë kandidatët kryesorë për titullin kampion, ndërsa e mbyllin kampionatin para ndalesës në krye të tabelës me pikë të barabarta.

Bardheblutë u ndalën në një barazim në Klasiken e Shqipërisë përballë Vllaznisë, ndërsa nga ana tjetër Partizani triumfoi kundër Bylisit në shtëpinë e saj të re. Një ditë feste jo vetëm për fitoren për “Demat” që luajnë edhe ndeshjen e parë për Superioren në Kompleksin Partizani. Të dyja ekipet e kryeqytetit ndodhen në kuotën e 22 pikëve.

Ndjekës është Erzeni, ekipi që ka bërë surprizën më të madhe deri në këtë pikë të sezonit dhe ndodhet në kuotën e 20 pikëve. Shijakasit triumfuan në derbin ndaj Teutës me rezultatin 2-1 duke rrëmbyer tre pikë të tjera me vlerë.

Në ndjekje janë edhe Vllaznia me 19 pikë dhe Egnatia me 18. Këta të fundit fituan përballë Laçit. Kastrioti ndërkohë ndodhet në vendin e gjashtë në kuotën e 15 pikëve. Do të jetë një moment i gjatë reflektimi për Laçin, Kukësin, Bylisin dhe Teutën që ndodhen në katër vendet e fundit të tabelës së klasifikimit.

Kurbinasit me 14 pikë, si dhe Kukësi me 12 nuk kanë gjetur vazhdimësinë që kërkojnë në këtë fazë të kampionatit. Bylisi ka zhgënjyer në gjashtë ndeshjet e fundit të kampionatit duke humbur pesë prej tyre dhe duke barazuar vetëm 1. Ballshiotët kanë rëshkitur në vendin e parafundit me 12 pikë, po aq sa Kukësi.

Momenti më i madh i reflektimit në këtë ndalesë i takon Teutës që ndodhet në vendin e fundit me vetëm 8 pikë. Vetëm një fitore për durrsakët në 12 ndeshjet e para dhe në kampin blu janë të qartë se ka shumë për të punuar. /oversport.tv

You may also like