Abissnet Superiore, ja stadiumet ku do të luajnë të gjitha skuadrat

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Këtë të premte është hedhur shorti për kalendarin e sezonit 2022-2023 të “Abissnet Superiore” dhe skuadrat që konkurrojnë në elitën e futbollit shqiptar janë njohur sot me përballjet.

Ndërsa na ndan rreth një muaj nga nisja e kampionatit, 20.08.2022, janë zbuluar edhe stadiumet ku do luajnë skuadrat.

Tirana dhe Partizani do t’i zhvillojnë ndeshjet e tyre në “Air Albania”, pasi nga shorti u përcaktua që këto dy skuadra do i kenë ndeshjet njëra në shtëpi dhe tjetra në transfertë.

Vllaznia do të luajë ndeshjet në shtëpi në “Loro Boriçi”, Laçi në stadiumin “Laçi”, Kukësi do të luajë në “Kukës Arena”, Egnatia do t’i zhvillojë ndeshjet si pritëse në “Egnatia Arena”, Kastrioti edhe këtë sezon do të luajë në stadiumin e “Kamzë” dhe Bylisi do të luajë në “Adush Muça”.

Nga shorti po ashtu është përcaktuar që Teuta dhe Erzeni të mos kenë në asnjë javë të dyja ndeshjet në shtëpi, pasi përveç durrsakëve edhe skuadra shijakase do i zhvillojë ndeshjet si pritëse në “Niko Dovana”.


Top Channel

You may also like