Abilaliaj: Jam i tensionuar për shkak të rezultateve

by admin
Spread the love

Dinamo do të luajë përballë Partizanit ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të “Abissnet Superiore”.

Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana”, do të startojë në orën 17:00.

Para kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV, nga Durrësi foli drejtori sportiv i “Demave”, Arbër Abilaliaj.

“Jam pak i relaksuar, por deri diku i tensionuar përsa i përket rezultateve.

Jemi në proçes të ri me trajnerin e ri, kemi bërë 2-3 afrime që besoj të jenë edhe për të ardhmen. Shpresoj të kemi të gjithë lojtarët e disponueshëm një herë që dhe trajneri të ketë mundësi zgjedhje.

Mburremi me anën difensive tonë, jemi mbrojtja më e mirë në kampionat. Mba po bën ndeshjen e tij të tretë, Bintsouka i dëmtuar, Skuka tani ka ardhur. Uroj dhe mendoj me atë që po shoh në stërvitje, Shehi do të ketë dy ekipe shumë kualitative. Rastet e krijuara dhe shfrytëzuara po na vënë në siklet”, u shpreh fillimisht Abilialiaj.

Përveç Egnatias, kë shikoni në “Final Four”?

>

“Për momentin mendoj Vllaznia dhe Tirana do të jenë në katërshe.”

Partizani presion pikësh? Javën ardhshme derbi me Tiranën?

“Kam përshtypjen duke parë ndeshjen që zhvilluam në Shkodër, Partizani në momentin që rregullon këtë raport dhe plotësohet ekipi mund të luajë me këdo. Edhe me Egnatian e tregoi veten ekipi. Loja ka qenë, por edhe në Shkodër nuk kemi finalizuar. Kjo na ndjek që në Champions League përballë Bate Borisov.”

Hoxha dhe jo Qirko?

“Normalisht ne jemi super të kënaqur me dy portierët tanë. Pak rëndësi ka, të dy kanë siguri dhe kanë bërë mirë në të gjitha fazët e lojës. Duke patur parasysh se Skuka dhe Mba janë sulmues qëndror.

Të dy vuajnë kondicionin dhe në momentin që kthehet dhe Keko me Bintsoukën sulmi do të jetë i jashtëzakonshëm”

You may also like