Abdixhiku takon Lajçakun – flasin për dialogun dhe vizat

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, priti sot në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Gjatë takimit u diskutua për situatën e përgjithshme politike në vend, ndërsa temë e veçantë e diskutimit ishte procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Abdixhiku ia rikonfirmoi Lajçakut qëndrimin e LDK-së, ku theksoi se procesi i dialogut duhet të përfundojë me njohje reciproke, normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, si dhe duke respektuar integritetin territorial, sovranitetin e rendin kushtetues të Kosovës.

Ai tha po ashtu se LDK-ja mbetet partnere kredibile e miqve ndërkombëtarë në të gjitha proceset e rëndësishme dhe integruese të vendit.

Në fund të takimit, kryetari i LDK-së specifikisht kërkoi përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave e cila u adresua edhe në Rezolutën e EPP-së, që u votua në fillim të muajit në Rotterdam.

Po ashtu, kërkoi përkushtimin e plotë të BE-së në proceset integruese të rajonit.

Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, paraprakisht ka takuar edhe dy liderët e tjerë opozitarë – Memli Krasniqin e PDK-së dhe Ramush Haradinajn e AAK-së./ Klankosova.tv

 

You may also like