Abdixhiku: Rritja e LDK-së përmes hapjes, unitetit e vet ndryshimit – po merr formë nëpër çdo degë tonën

by admin
Spread the love

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka treguar që sonte ka vizituar degën e LDK-së në Ferizaj.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka thënë që “rritja e LDK-së nëpërmjet hapjes, unitetit e vet ndryshimit – po merr formë në çdo degë”.

“Sonte, vizituam Visarin dhe degën tonë në Ferizaj. Mes miqve, bashkëpunëtorëve e veprimtarëve të Lidhjes, qëndruam në ambientet e reja të shtëpisë sonë të vjetër. Rritja e LDK-së – nëpërmjet hapjes, unitetit e vet ndryshimit – po merr formë nëpër çdo degë tonën. Ndonëse të vetëdijshëm për punën e nevojshme përpara, arritjet e mbara si këto në Ferizaj, na japin shtytje të madhe. Sot, ftojmë secilin me vullnet për angazhimin politik, që të bëhet pjesë e jona e së bashku ta ndërtojmë rrugën tonë përpara”, ka shkruar ai.

You may also like