Abdixhiku: Kryeministri kur humb argumente fillon të prodhojë material për Tik-tok

by admin
Spread the love

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ironizuar me kryeministrin Albi Kurti.

Ai tha se kur Kurti humb argumente, atëherë fillon të prodhojë material për rrjetin social Tik-tok.

“Kryeministri kur humb argumente, fillon të prodhojë material për Tik-tok. Tha se nga Gjuriqi ka kaluar te Rakiqi, po ashtu ka kaluar nga Pantiqi e Ivanoviqi… Kryeministri ka probleme thelbësore kontradiktore se është në transformim të pozicionit të tij” u shpreh Abdixhiku në seancën e sotme të kuvendit, njofton Klankosova.tv

Ai tha se kryeministri po bvie në kontradiktë me veten.

“Tha është marrëveshje kontraktuale por jo e obligueshme. Kontradikta e dytë, merre ose le,  është bazë e mirë, e treta do të ketë implementim të marrëveshjeve paraprake por jo Zajednicë”, shtoi ai.

Abdixhiku madje tha se nuk ka ligj kur s’mund të mbash zgjedhje në veri.

You may also like