Abbott i shëtit në Belfast Ramën e Çekun, pak para ndeshjes Kosovë-Irlandë e Veriut

by admin
Spread the love

Pak para fillimit të ndeshjes në mes të Kosovës dhe Irlandës së Veriut, në Belfast, ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka bërë një shëtitje në kryeqytetin irlandez me kryetarin e Prishtinës Përparim Rama dhe ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çekun.

“Përpara ndeshjes në mes të Kosovës e Irlandës së Veriut sot pata mundësinë t’i tregoj Hajrulla Çeku dhe Perparim Ramës rreth Belfast dhe Derry/Londerry të bukur”, ka shkruar Abbott në Facebook.

Ai tha se me Ramën e Çekun patën diskutime mahnitëse rreth kësaj pjese të historisë së Britanisë dhe disa nga hapat praktikë të ndërmarrë për të kaluar përtej një trashëgimie konflikti dhe ndarjeje.

You may also like