Abbas: Politika e njëanshme izraelite do t’i japë fund “zbatimit të marrëveshjeve”

by admin
Spread the love

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas tha se politikat e vazhdueshme të njëanshme izraelite do të bëjë që t’i jepet fund “zbatimit të marrëveshjeve me Izraelin” të bëra nga Këshilli Qendror i Organizatës për Çlirimin e Palestinës.

Abbas mirëpriti Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken në qytetin e pushtuar Ramallah në Bregun Perëndimor.

Mahmoud Abbas bëri të ditur gjatë takimit se ajo që ndodhi në Evropë demonstroi standardin e dyfishtë të kritereve ndërkombëtare, ndërsa shtoi se Izraeli kryen krime si racizmi, spastrimi etnik, sulmet ndaj vendeve të shenjta dhe shkeljet e ligjit ndërkombëtar dhe këto nuk dëgjohen.

Abbas tha se nuk ka kush të gjykojë Izraelin, i cili vepron si një shtet mbi ligjin, dhe për këtë arsye, politikat e njëanshme të Izraelit do të çojnë në zbatimin e vendimeve të Këshillit Qendror Palestinez për “përfundimin e marrëveshjeve me Izraelin”.

Presidenti palestinez theksoi se prioritet duhet të jetë gjithmonë një zgjidhje politike që i jep fund okupimit të territoreve palestineze në kufijtë e vitit 1967, me kryeqytet Jerusalemin Lindor dhe që zgjidh të gjitha çështjet që lidhen me të burgosurit dhe refugjatët palestinezë, nën mbikëqyrjen e Katërshes së Lindjes së Mesme dhe në përputhje me rezolutat ndërkombëtare.

Ai theksoi se është e rëndësishme që administrata e Joe Biden t’i përmbahet angazhimeve për një zgjidhje me dy shtete, një ndërprerje të dhunës nga vendbanimet e paligjshme dhe kolonët hebrenj.

Sekretari amerikan i Shtetit Blinken nga ana e tij tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) i kushtojnë rëndësi rivendosjes së marrëdhënieve me autoritetin palestinez.

Duke theksuar angazhimin e SHBA-së për një zgjidhje të qëndrueshme me dy shtete, Blinken tha se ata do të vazhdojnë të punojnë hap pas hapi për të zgjidhur mosmarrëveshjet midis dy palëve (Izrael-Palestinë).

 

Lexo lajme interesante

You may also like