Abazoviç, një emër femre për autostradën e re në Mal të Zi – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një autostradë e re që do ndërtohet në Mal të Zi është pagëzuar nga kryeministri Dritan Abazoviç si “Princesha Ksenia”.

“Ndoshta projekti më i madh për një Mal të Zi të zhvilluar që do t’ua lëmë fëmijëve tanë”, tha ai.

 “Autostrada është fillimi i lidhjes së përhershme të Malit të Zi me botën. Kodrat e karstit malazez do të bashkohen me fushën pjellore, kryeqyteti me veriun, Mali i Zi me Evropën”, tha Abazoviç.

Autostrada, shtoi ai, tregon një drejtim të ri që nevojitet për zhvillimin e Malit të Zi.

“Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Malin e Zi, një vend i vogël, dashamirës dhe i patrembur që i ka dhënë Evropës mjaftueshëm për të qenë pjesë integrale e tij përgjithmonë”, tha Abazoviç.

Ndaj, ai ka sugjeruar që autostrada të emërtohet sipas shoferit të parë femër në Ballkan – Princeshës Ksenia. /tesheshi.com/

 

 

 

You may also like