Abazoviç: Buna e lundrueshme, ura që do të lidhë Velipojën me Ulqinin

by admin
Spread the love

Mbrëmjen e së hënës në emisionin “Opinion” ka qenë i ftuar zëvendëskryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç  teksa ka treguar se së shpejti pritet të ndërtohet një urë mes Ulqinit dhe Velipojës.

Kjo urë do të bashkojë të dy vendet Shqipëri dhe Mali i Zi në më pak se 7 minuta. Ura sipas Abazoviç pritet të jetë rreth 70 kilometër e gjatë, teksa pritet të jetë gati thuajse për dy vite e gjysmë.

‘Ajo çka 2 Kryeministrat po shohin  është si të ndahen mjetet në buxhetin për vitin 2022.

Është 190 metër urë me një projekt që shkon në  90 milionë  euro por me mekanizëm  hapjeje ku mund te kryhet lundrim.  Nëse Buna do të bëhet e lundrueshme do të jetë sipër atraktive. 

Urën keni me e kaluar për 10 sekonda dhe zëvendëson 70km.

Ky është një projekt i ri. Ju e dini qe ekziston autostrada e Adriatikut.  Ky është projekti që ka lidhje me zonën e Ulqinit dhe Velipojën.’– tha Abazoviç./Opinion.al

You may also like