Abazi: Edhe BE-ja e pranon që kushtet për liberalizim janë plotësuar

by admin
Spread the love

Deputeti i VV-së, Haki Abazi, ka thënë se çështja e liberalizimit të vizave nuk do të duhej të diskutohej përderisa janë plotësuar kushtet, raporton Ekonomia Online.

Tutje, Abazi shtoi se edhe parlamenti evropian
e pranon se të gjitha kushtet janë plotësuar e se nuk është e vërtetë që
Qeveria nuk ka lobuar për liberalizimin.

“Nuk ka gjë më problematike që i gjithë parlamenti të diskutojë për një proces që e kemi merituar me vite të tëra. Nëse kjo rezolutë e ka analizën se do ta ndihmojë këtë çështje do të ishte mirë të  pyesim se në çfarë forme ndihmon kjo rezolutë ”.

“Është e pavërtetë që nuk kemi bërë punë sa i përket lobimit. Edhe vetë parlamenti evropian e pranon që të gjitha kushtet janë plotësuar. Kosova ka nevojë për vendim të prerë për liberalizmin e vizave ”.

You may also like