AAK me nismë ligjore për pensionistët kontributdhënës, synojnë ta largojnë kriterin prej 15 vite përvojë pune para luftës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka ndërmarrë një nismë ligjore për heqjen e diskriminimit për pensionistët kontributdhënës, teksa mosnjohjen e stazhit të punës e konsiderojnë padrejtësi për pensionistët, raporton Ekonomia Online.

Këtë e ka bërë të ditur deputeti i AAK-së,
Shemsedin Dreshaj, në një konferencë për medie të martën, duke thënë se me këtë
nismë ligjore largohet kriteri diskriminues që kërkohet, që pensionistët t’i
kenë 15 vite përvojë pune para luftës.

“Jemi këtu sot për të ju njoftuar në lidhje me nismën ligjore që kemi marre si grup parlamentar, për ta larguar një diskriminim që me vite të tera i është bërë pensionistëve kontributdhënës. Bëhet fjalë për kriterin për 15 vite përvojë pune para luftës, si kusht që pensionisteve t’u njihen kontributet pensionale. Me këtë nismën legjislative që e kemi ndërmarrë, ndryshohet neni 8, pika 2 e ligjit për skemat pensionale te financuara nga shteti. Konkretisht, largohet kriteri diskriminues që kërkohet, që pensionistët t’i kenë 15 vite përvojë pune para luftës. Ky kriter është diskriminues, sepse ka shumë pensionistë që dhunshëm gjatë ish sistemit janë larguar nga puna e nuk e arrijnë përvojën prej 15 vjet përvojë pune”, ka thënë Dreshaj.

Dreshaj ka thënë se iniciativa e njëjtë është
iniciuar nga ish-deputetja e kësaj partie, Teuta Haxhiu, por që dështoi për
shkak të shkuarjes së vendit në zgjedhje.  

“Dua te ju rikujtoj se kjo iniciative nuk është
e re pasi qe edhe para kësaj legjislature 
ishte iniciuar nga deputetja e AAK-se, Teuta Haxhiu por fatkeqësisht për
shkak te shkuarjes në zgjedhje të parakohshme kjo nisme mbeti pa u përfunduar.
Me iniciative te AAK ka pasur debate te shumta lidhur me këtë çështje. Mosnjohja
e stazhit të punës është një padrejtësi e madhe e shtetit të Kosovës qe i është
bere pensionisteve, andaj është koha që këtë nisme legjislative ta përkrahin te
gjithë, pavarësisht pozicionit”, ka thënë Dreshaj.

You may also like