AAK-ja u bën thirrje partive ta votojnë rezolutën kundër shtrenjtimit të rrymës, s’i përjashtojnë protestat

by admin
Spread the love

Grupi
parlamentar i AAK-së, ka mbajtur konferencë për medie, në prag të seancës ku do
të diskutohet shtrenjtimin e çmimeve të energjisë, raporton Ekonomia Online.  

Shefi
i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka këkruar nga grupet tjera parlamentare që ta
votojnë rezolutën që i ndalon ZRrE-së shtrenjtimin e çmimeve të energjisë.

“Për ne është e papranueshme që dikush që ka paguar 52 euro të paguaj deri në 100 euro. Ne nesër në këtë debat, presim dy çështje, fillimisht nga shumica parlamentare, nga VV të reflektojë dhe të votojë rezolutën tonë që obligon Qeverinë dhe ZRRE-në që të mos shtrenjtojë energjinë elektrike, pra që të anulohet rekomandimi. E kemi momentumin shumë të mirë që nesër të stopojmë ngritjen e çmimeve. Ku ka logjikë që një familje t’i dyfishohet çmimi i energjisë dhe me taksat e tyre të paguhet një pjesë tjetër e konsumatorëve. Ku ka logjikë kjo. Shtrohet pyetja e qasjes së Qeverisë, vetëm disa ditë pasi Kurti tha se rryma është shtrenjtë në Kosovë, ZRRE propozon ngritjen e tarifave. Me këto tarifa afektohen rreth 200 mijë familje. Kë po e mbron kjo qeveri, qytetarin apo interesin e korporatave”, u shpreh Tahiri para mediave.

Ttuje
ai ka paralajmëruar edhe protesta nëse nuk do të ketë reflektim nga ana e
Qeverisë.

“Pse
duhet një familje me pagu faturën e dyfishtë dhe me subvencioni një biznes që
shpenzo mbi 600kv. Në këtë tarifë mbi 200 mijë familje afektohen. Kënd po e
mbron kjo qeveri? Qytetarin apo interesin e korporatës. Ne si subjekt do t’i shtjerrim
të gjithë mekanizmat dhe në fund edhe protestat”, ka thënë Tahiri.

You may also like