A rrezikohet Shqipëria nga tërmeti i fuqishëm që goditi mbrëmjen e djeshme Greqinë? Flet sizmologu Edmond Dushi dhe bën publike informacionet e rëndësishme

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Mbrëmjen e djeshme lëkundjet e forta të tërmetit me epiqendër në Greqi u ndjenë edhe në disa qytete në vendin tonë.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 40 km nga Bilishti në Follorinë të Greqisë ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në Tiranë, Elbasan, Berat, Pogradec dhe Korçë.Sipas EMSC tërmeti ka qenë me magnitudë 5.5 sipas shkallës rihter me thellësi10 km.

Në një lidhje skype me MCN sizmologu Edmond Dushi tha se vijojnë ende pasgoditjet, por për territorin shqiptar nuk ka vend për alarm.

“Pasgoditjet vazhdojnë, kanë qenë rreth 42 pasgoditje dhe ende vazhdojnë pasi zona është ende e aktivizuar por për qytetet e vendit tonë impakti është i papërfillshëm dhe s’ka vend për alarm. I gjithë rajoni i ka ndjerë lëkundjet por efekti në distancë nuk është i njëjtë nga epiqendra duke qenë se jemi 40 km larg territorit shqiptar. Pas lëkundjet nuk janë ndjerë në vendin tonë dhe ndihen vetëm në zonën kur ka rënë tërmeti”.-tha ai.

Por për shkak edhe të historikut sizmik në territorin shqiptar, Dushi tha se ekziston mundësia që dhe ne të prekemi nga tërmetet.

“Nuk përjashtohet mundësia që të kemi tërmete edhe në Shqipëri lidhur kjo edhe me historikun e aktivitetit sizmik në vendin tonë. Prandaj duhen marrë masa afatgjata duke përmirësuar ndërtesat dhe duke vijuar me hulumtimet rreth kësaj dukurie. Por në këtë situatë nuk duhet të krijojmë panik”, tha sizmiologu Edmond Dushi.

You may also like