A po e zgjidh Haraçina problemin e ujit!? Banorët s’besojnë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Komuna e Haraçinës njoftoi se kanë filluar punimet për furnizim të ujit dhe se ky problem shumëvjeçar do të zgjidhet njëherë e përgjithmonë.

Ekipi i TV21 bashkë me kryetarin e Komunës Ridvan Ibrahimi shkoi te vendi ku po punohet.

Aty është hapur një gropë dhe punimet po vazhdonin.

Dy pompat që ka siguruar komuna pritet të sigurojnë ujë për të gjithë banorët e Haracinës. Kështu të paktën thotë kryetari Ridvan Ibraimi.

“Përllogaritjet tona dhe të ekspertëve që kanë bërë projektin thonë se do të këtë ujë të mjaftueshëm për të gjithë banorët e komunës tonë.// Unë dhe gjithë ekipi im nuk ka pushim për këtë punë dhe unë besoj se shumë shpejtë do arrijmë të gjitha aktivitetet e nevojshme të kryehen dhe të furnizohemi me ujë.”- deklaroi Ridvan Ibrahimi, kryetar i Haraçinës.

Por banorët shprehen skeptik se komuna do të sigurojë ujë për të gjithë banorët.

Tani është duke u ndërtuar për furnizimin e ujit….. Shpresoj të ndërtohet, por nuk besoj më sepse të gjithë me gënjeshtra si qeveria si ato.

Prej atëherë kur erdhi SDSM-ja dhe PROSPORITETI e ndalën ujin. A këtu në fshat ka qenë një çezme, dhe një atje më poshtë. Tani motra ime ka hyrë “hajnia”, as nuk mendojnë për popull as asgjë, ka hyrë edhe në qeveri.

Më fal sepse je femër, qe dy javë dit nuk jam larë, qe.., ska askund ujë.

Në asnjë pjesë të Haraçinës?

-hiq, hiq,hiq, edhe gropat dhe puset çfarë thoni ju, janë shter, askush nuk i bie pas këtij fshati për asgjë hiq, mjerim i madh është për neve. Kemi pas PPD kryetar komune, PDSH-në kryetar komune, i pavaruri kryetar komune, SDSM-ja ka qenë 4 vite këtu, hiq asgjë ne jemi, Haraçina është për t’u vajtuar.

Ndryshe Komuna e Haraçinës pompat i ka siguruar në bashkëpunim me komunën turke Ejup Sulltan.

Në bazë të përllogaritjeve të Komunës, këto pompa kërkojnë 39.5 litra ujë në sekondë, ndërsa komuna njofton se ka siguruar mbi 41 litra ujë në sekondë.

You may also like