A po e dërgon Rusia grurin e vjedhur në Turqi? Reuters publikon imazhet

by admin
Spread the love

Në fund të muajit të kaluar, një anije mallrash me flamur rus që transportonte misër u ankorua në portin turk të Izmirit në detin Egje. SV Nikolay e kishte ngarkuar grurin në Port Kavkaz, në Rusi, gjashtë ditë më parë më 18 qershor, sipas dokumentacionit të siguruar nga një punonjës i kompanisë ruse që zotëron anijen.

Agjencia e lajmeve Reuters ka analizuar imazhet satelitore dhe të dhënat nga gjurmimi i anijeve ka zbuluar se bëhet fjalë për një port të ndryshëm origjine për SV Nikolay. Më 18 qershor, analiza e Reuters për një imazh satelitor tregon se anija u ankorua në terminalin kryesor të grurit në Krime, gadishulli ukrainas i aneksuar nga Rusia në 2014.

Rindërtimi i itenerarit të anijes nga Reuters vjen pas pretendimeve të zyrtarëve të Kievit se gruri ukrainas nga territori i pushtuar së fundmi nga Rusia po vidhet në mes të luftës Ukrainë-Rusi dhe më pas eksportohet nëpërmjet Krimesë në vende të tilla si Turqia dhe Siria.

Një zyrtar ukrainas tha se SV Nikolay është ndër anijet që autoritetet ukrainase besojnë se po eksportojnë atë që ata e përshkruajnë si grurë “të grabitur”. Moska ka mohuar se ka vjedhur grurin ukrainas.

Rruga Press

You may also like