A nuk po e teprojnë pak ndjekësit me pyetjet ndaj Sarës? – Shqip

by admin
Spread the love

Sara Hoxha shpesh i jep mundësinë ndjekësve në Instagram t’i bëjnë pyetje duke bërë në këtë mënyrë mini-intervista e duke shuar kuriozitetin e tyre për shumë çështje. Kështu ka vepruar së fundmi, por nga  pyetjet e lezetshme që i bënin dikur, tani më shumë duken si sulme. Që Sara është bërë e njohur nga Ledri, dihet, atëherë pse blogerja duhet të marrë këtë pyetje:

“A mendon që njihesh veç shkaku i Ledrit?”

Sigurisht që përgjigjen Sara e dha me ëmbëlsinë që e karakterizon: “Jo që e mendoj, por është fakt”

Një tjetër i thotë: “Sara pse i shkon Ledrit nga pas në çdo vend, je toksike?”

Para se t’ju themi përgjigjen e Sarës, kemi një pyetje: Është e ndaluar të shkosh në koncertet e partnerit?

“T’i shkoja hajde de, po s’po i shkoj fare. Rastis në ndonjë koncert të tij jo vetëm sepse dua të shkoj unë, por edhe njerëz të mi të afërt. Dhe jo nuk di të jem toksike meqë e bëre si pyetje”, përgjigjet Sara.

Dhe është mëse e sinqertë, pasi edhe vetë Ledri në intervista ka treguar se Sara e ka mirëkuptuar profesionin e tij.

Por edhe nëse do të ishte e kundërta, marrëdhënien mes tyre e dinë vetëm Sara dhe Ledri. Ne të tjerët jemi spektatorë!

You may also like