“A merr vesh gjë nga futbolli apo aq sa di gjyshja ime?”, Beniada vetëm qesh

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pas përfundimit të Big Brother Vip, Beniada Nishanin e kemi parë në dy nga emisionet e Top Channel, në “Procesi Sportiv” dhe në një rubrikë të sajën bashkë me Argjirën në e “E diell”.

Kur ishte pjesë e shtëpisë së BBV, modeles iu realizua një ëndërr që kishte të bënte me të qenit prezantuese në një emision në Shqiëpri.  Asaj iu propozua nga Edi Manushi të ishte pjesë e  “Procesi Sportiv” dhe sigurisht që modelja pranoi.

Mirëpo tha se nuk merr vesh nga futbolli por shtoi se do mësojë rrugës, bashkë me gjuhën shqipe dhe me këtë të fundit ka përparuar mirë shumë. E pavarësisht kësaj, në rrjetet sociale nuk mungojnë kritikat apo ironitë, ku të gjithë bëjnë si ekspertë.

Së fundmi në disa foto që Beniada ka publikuar në Instagram nga “Procesi Sportiv”, dikush i shkruan: “A merr vesh gjë nga futbolli apo di aq sa gjyshja ime”.

Ky koment i ka rënë në sy edhe Beniadës e cila i është përgjigjur me një emoji duke qeshur me lot. Duket se ajo vazhdon t’i marrë gjërat me humor dhe sportivitet dh sa mirë që bën kështu.

Modelja fitoi zemrën dhe simpatinë e gjithë publikut kur ishte në BBV me ciltërsinë dhe thjeshtësinë e saj, veti që koha po tregon se i zotëron vërtetë dhe nuk sillej ashtu vetëm pse ishte në një show si BBV.


You may also like