A mbani përgjegjësi për gjendjen e PD-së sot? Përgjigjet Lulzim Basha

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetari në detyrë i PD-së, Lulzim Basha është pyetur në konferencën për media se a mban përgjegjësi për cilësinë e opozitës dhe gjendjen e PD-së sot, e ai ka befasuar me përgjigjen e tij.

Mbani përgjegjësi për cilësinë e opozitës dhe gjendjen e PD sot?

“Unë nuk flas teorikisht veprat janë aty. Iniciativa jonë për Vetingun e politikanëve të ndalim dhe korrupsionin. Jemi një parti e lindur nga shpresa e njerëzve duke u shërbyer atyre. Kushdo që mendon se ne do të stepemi apo do të ndalemi në rrugën tonë për shkak të një vendi që është i zhytur nga krimi.

Vitin tjetër ne u kemi borxh shqiptarëve një mobilizim ndaj shqiptarëve pas 5 muajve të tubit të oksigjenit, pengesat janë kapërcyer, aleanca jonë me qytetarë dhe SHBA, bishti ka përfunduar tek 2013 dhe do të mbështesim drejtësinë për të ndëshkuar të pandëshkueshmit. Të akuzosh opozitën që s’ka bërë detyrën e mirëpres që vjen nga media. Ju ftoj ju si media të jepni mbështetjen për Vetingun e politikanëve. 140 parlamentarët dhe zyrtarë artë të kalojë në sitën e drejtësisë për pasurinë atë që kërkojnë për noterët ta bëjnë edhe për politikanët”, tha Basha.

You may also like