A ke plan, si do të veprojmë nesër? – Shqip

by admin
Spread the love

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se situata është shumë serioze, pasi për nesër është paralajmëruar të nisë gjobitja e shoferëve me targa ilegale në veri të Kosovës, ndërkohë që takimi i mbajtur në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përfundoi pa ndonjë marrëveshje.

“Situata është shumë serioze. Kryeministër a ke plan? Si do të veprojmë nesër? A është Kosova më mirë sot, apo para 1 viti?”, ka pyetur publikisht Kurtin ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA.

Ajo ka theksuar se secila e arritur deri më sot, nga çlirimi deri tek pavarësia e shtetndërtimi, e ka vulën e luftës sonë dhe mbështetjes ndërkombëtare.

“Kosova ka shënuar fitore kur është koordinuar me aleatët tanë”.

“Kryeministri e ka për detyrë ta mbrojë Republikën, dhe t’i fuqizojë aleancat. Jo t’i cënojë ato”.

“Pastaj, nuk është vazalitet e as nënshtrim koordinimi me SHBA-të dhe BE-në. Në fakt është vlerë”, ka theksuar Çitaku.

You may also like