“A ka përplasje midis jush dhe Edmond Spahos, e keni telefonuar duke e ofenduar?”, përgjigjet Salianji

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Deputetët e Partisë Demokratike në Korçë, Edmond Spaho dhe Ervin Salianji janë përplasur sa i takon qëndrimeve të tyre për çështjen ‘Berisha’.

Spaho pretendon se Salianji ka bërë biseda telefonike në të cilat ka sharë atë, andaj përmes faqes së tij në Facebook i është drejtuar duke i kujtuar dhe rastin e Babales.

Por i pyetur në një deklaratë për mediat, Ervin Salianji e ka quajtur këtë çështje pa interes për publikun.

Pyetje: A ka përplasje midis jush dhe Spahos, e keni telefonuar duke e ofenduar?

Gjithçka ka të bëjë me çdo interes apo marrëdhënie me njëri tjetrin padiskutim që në këto momente s’është në interesin e publikut. Ata që s’kanë para për të paguar faturat apo për të siguruar vaktet e fëmijëve nuk kanë këtë në fokus.

You may also like