A ka ndonjë tjetër që e ka lënë pemën deri në 29 janar apo Bieta ka thyer një rekord?

by admin
Spread the love

Kur bëhet fjalë për pemën e Vitit të Ri nxitojmë ta vendosim që sa hyn muaji nëntor, e heqja e saj bëhet gjithmonë edhe më e vështirë. Ndonëse datat zyrtare janë ato 6 dhjetor me 6 janar, jemi mësuar të shohim se të gjithë njerëzit jo vetëm që e zbukurojnë para kohe, por e shijojnë edhe ca më gjatë pas datës 6 janar. Njëjtë si rasti i Bietës, e cila e ka hequr jo më larg se disa orë më parë së bashku me Kroin, që duhet t’i jetë gëzuar më shumë pemës në shtëpi.

“Me shuumë dhimbje, por më në fund u hoq dhe pema. Janari iku, pema sërish do të vihet në nëntor, kështuqë i bie dhe 10 muaj kanë mbetur. Pra numërimi mbrapsht sapo nisi”, ka shkruar Bieta.

Po juve ju ndodh si ajo? Të nisni të numëroni muajt sapo e hiqni nga këndi ku jeni mësuar ta shihni në shtëpi përgjatë dhjetori?/revistawho.com

You may also like