A jeton te shtëpia e gruas? Blero sqaron të vërtetën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Blero tregoi për gazetën kosovare Demos se projekti i ri i tij do të publikohet më së largu në dy javët e ardhshme, gjithashtu ai tregoi edhe të veçantën e këtij projekti. Ndër të tjera në një intervistë për “Gazeta Demos” ai foli edhe për jetën bashkëshortore dhe për vajzën e tij, Tarën.

A po qëndron Blero tek Afrona apo Afrona tek Blero?

Blero: Po qëndrojmë edhe në Cyrih edhe në Prishtinë. Bëjmë shumë lëvizje, por për momentin nuk e kemi ndër mend të caktojmë vendbanim, sepse punët tona janë edhe në Cyrih edhe në Prishtinë, kështu që po qëndroj edhe unë tek ajo edhe ajo tek unë.

A është Blero gati të bëhet baba për herë të dytë?

Blero: Disa gjërave iu shkojmë me përgatije, për momentin nuk e kemi në plan, por sigurisht kjo punë është në dorë të Zotit.

Ai gjithashtu tregoi se këtë javë fillojnë xhirimet e projektit tim të ri. Ky projekt do të quhet “Hala” dhe për dy javë do të jetë gati. Gjithashtu nuk është bashkëpunim.

Blero gjithashtu foli pak për politikë:

Unë mendoj që ora policore duhet të largohet, sepse e shoh totalisht të pakuptimtë, por nuk mendoj që jemi gati për hapje totale, sepse ishim dëshmitarë që varianti Delta ishte version shumë i rëndë, i cili na befasoi të gjithëve. Kështu që, unë mendoj që këto masa duhet të mbesin të njëjta, të paktën deri në fund të vitit që të mos rrezikojmë.

You may also like