A ishte e paracaktuar zgjedhja e Besart Xhaferrit në krye të FRPD? Akuza për parregullsi në procesin zgjedhor

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ditën e djeshme, Besart Xhaferri, është zgjedhur kreu i ri i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, duke pasuar në këtë detyrë deputetin Belind Këlliçi.

Xhaferri njihet si mik dhe bashkëpunëtor i afërt i Këlliçit dhe zgjedhja e tij është shoqëruar me polemika të shumta dhe aludime se gara mund të ketë qenë e paracaktuar.

Megjithatë, përtej aludimeve, ka patur zëra brenda PD që kanë evidentuar parregullsi në procesin e votimit.

Një prej tyre, Evi Kokalari, e cila jo vetëm e konsideron garën të paracaktuar por ka evidentuar parregullsi.

Dega Thumane:
Në listen më poshtë, nga 49 emra, 7 janë mbi moshen e duhur për të votuar – limiti është 35 vjeç.
18 veta nga kjo listë, nuk kanë as moshën të regjistruar. Pra, nga 49 emra, 25 votues nuk kualifikojnë.
Në liste ka gjithashtu të rinj që momentalisht gjenden jashte shtetit.
Lista e plote kishte 70 votues. Ndërkohë Besarti ka marrë 90 vota.
Bëni llogaritë:
7×7=42
Do vazhdoj të postoj fakte dhe të tregoj manipulimet deri sa të shikoj që do ta merrni seriozisht këtë situate“, shkruan Kokalari.

You may also like