A i merr 8 mijë e 500 euro në muaj nga RTK

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetari i njëri prej sindikatave të RTK’së, Fadil Hoxha, ka akuzuar autorin e emisionit “Kojshia Show” se merr nga RTK 1700 euro për episod.

Ai ka publikuar edhe një faturë duke pretenduar se “Kojshia show” për pesë emisione të transmetuara ne RTK përgjatë tetorit ka sjellur faturën ne vlere prej 8500 euro.

Për këto akuza ka reaguar edhe autori i “Kojshia Show”, Sadri Imeri, i cili ka thënë se këto para i merr për hapësirën reklamuese.

“1700 euro unë i marr kompensim hapësirë reklamuese në RTK, unë financohem prej sponsorëve të mi dhe nuk marr para nga RTK. Unë marr hapësirë reklamuese dhe kam të drejtë të reklamoj 1700 euro gjatë javës. Sa i përket faturës, unë e kam një version tjetër, janë mbi 6 mijë euro hapësirë reklamuese. Unë nuk kam ardhë prej arave, kom hy me konkurs”, ka thënë ai në ATV.


You may also like