A i druheni shpalljes non grata? Ilir Meta sulmon Lulzim Bashën: Çfarë kam thënë para 7 vitesh për të

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ilir Meta është shprehur se kreu i PD-së, Lulzim Basha gënjen për çdo gjë, edhe për lajmin se presidenti do të shpallet non grata nga Amerika.

Pyetje: Basha ka thënë që ju mund të shpalleni non-grata. A i druheni ju shpalljes non-grata?

Meta: Para 7 vitesh thashë të gënjen edhe për orën. Lider nuk bëhet dot ai. Tani çfarë të them unë. Ai gënjen dhe në gjumë. Më parë fliste në emër të gjermanëve, sot flet në emër të Amerikës. Unë i druhem vetëm popullit shqiptar, vetëm sovranit. Nuk spekuloj në emër të askujt. Ftoj popullin e Shqipërisë të votojë kundër çdo politikani dhe partie që flet në emër të huajve, sepse marrin votat e shqiptarëve duke folur në emër të tjerëve.

Pyetje: Ju keni problem udhëtimet e largëta me avion?

Meta: Amerikën e kemi këtu, është vota e lirë. Drejtësia e pavarur. Me ata që duan të sillen si pushtues ne i përbuzim. Do ta shikoni sa i mençur është populli. Kishin 40 deputetët më pro-amerikanë. Asnjë prej tyre nuk është sot në kuvend, sepse ky është popull i mençur. Në fund të gjithë vlerësohen me vota.

You may also like