A është manipuluese natyra njerëzore?

by admin
Spread the love

Manipulimi emocional, është etiketuar si ana e errët e
inteligjencës emocionale nga ekspertja Elizabet Ostin nga Universiteti i
Edinburgut në Skoci. Por çfarë do të thotë kjo? Ostin dhe kolegët e saj krijuan
në vitin 2007 Shkallën e Manipulimit Emocional.

Sipas kësaj shkalle, njerëzit me një shkallë më të lartë të
manipulimit emocional, iu përgjigjën me “po” sjelljes në mënyra që kanë pasoja
të dukshme negative si për shembull“Unë di si ta turpëroj dikë, për ta penguar
ata të sillet në një mënyrë të veçantë”, dhe “Unë di të vendos 2 njerëz kundër
njëri-tjetrit”.

Sjelljet negative më pak të dukshme, mund të kenë ndikim në
këtë klasifikim, përfshirë dakordësinë me deklarata të tilla si “Unë mund t’i
bëj komplimente dikujt, për t’ia marrë librat e tij më të mirë”, dhe “Unë jam i
aftë në zbutjen e njerëzve, në mënyrë që ata të kenë më shumë gjasa të bëjnë
atë që u them”.

Po ashtu studiuesit zbuluan se sa më lart të renditeshin
njerëzit në shkallaren e manipulimit emocional, aq më lart renditeshin ata për
makiavelizmin e tyre, një tipar që përfshin të qenit i pashpirt, moralisht
indiferent dhe tejet manipulues.

Megjithatë, inkuadrimi i manipulimit si një gjë natyrshëm e
keqe, dhe që kryhet vetëm nga njerëz të këqij, është i pasaktë. Ka shumë arsye
pse njerëzit duan të manipulojnë një situatë sociale, në mënyrë që të
funksionojnë mirë për veten e tyre, dhe të mos sjellin pasoja negative për të
tjerët.

Interesi vetjak mund të përputhet me interesat e të tjerëve,
dhe mund të çojë në sjellje pro–sociale. Për shembull, unë bëj ndonjëherë gjëra
për t’i bërë të tjerët të ndihen mirë, sepse e di që do bëjë të ndihem mirë.
Është një situatë ëin–ëin, ku dalin të gjithë të fituar.

Këtë kompleksitet tregun Ostin dhe kolegët, kur në vitin
2013, kaluan nga shkalla e tyre origjinale në shkallën e Menaxhimit të
Emocioneve të të Tjerëve. Kalimi nga termi “manipulim” në “menaxhim”, inkurajon
një mënyrë tjetër të të folurit për këtë lloj sjelljeje.

Versioni më i fundit i shkurtër i Shkallës së Menaxhimit të
Emocioneve të të Tjerëve, u botua në vitin 2018 nga Ostin dhe kolegët. Ai
zbërthen larminë e mënyrave, përmes së cilave njerëzit përpiqen të menaxhojnë
emocionalisht njerëzit në 5 lloje. Dy të parat janë përgjithësisht pro–sociale,
e treta dhe e katërta janë jo–prosociale, dhe e pesta konsiderohet neutrale.

Përmirësimi: Ofrimi strategjik i ndihmës, siguria, ose shfaqja e mirëkuptimit për të përmirësuar gjendjen shpirtërore të dikujt.

Devijimi: Të qenit pozitiv ose përdorimi i humorit, për të përmirësuar gjendjen psikologjike të dikujt.

Përkeqësimi: Përdorimi i kritikave ose komenteve negative, minimi i besimit ose të qenit i zemëruar për të fituar diçka.

Të qenit jo vetvetja: T’i bësh dikujt lajka, të mërzitesh, ose të ndihesh fajtor për të marrë atë që dëshiron.

Fshehja: Fshehja e asaj që ndjeni vërtet, veçanërisht fshehja e emocioneve negative.

Përdorimi i këtij koncepti të manipulimit, na tregon se
përpjekja për të ndikuar tek ajo se si ndihen njerëzit rreth nesh, është një
pjesë thelbësore e ndërveprimit njerëzor. Ndoshta disa prej nesh po i
manipulojnë përditë të tjerët.

A janë disa prej nesh më të aftë në manipulim se të tjerët?
Në vitin 2020, Ngujen Ngoc dhe kolegët e tij publikuan një përmbledhje
studimesh që përfshinin gjithsej 5.687 pjesëmarrës.Ata zbuluan se njerëzit me
një inteligjencë emocionale të lartë, shënuan rezultate më të larta në
manipulimin emocional.

Kjo do të thotë se aftësia për të lexuar situatën, dhe për
të gjetur atë për të cilën kanë nevojënjerëzit, është një avantazh për të
manipuluar. Çështja është se çfarë bëjnë njerëzit me këtë avantazh.

Të qenit i aftë në manipulimin emocional “mund të përdoret
ose për të ndihmuar, ose dëmtuar njerëzit, në varësi të motivimit të
manipuluesit”, shkruajnë ata. Duke pranuar se ne të gjithë jemi manipulues,
mund të identifikojmë më mirë kur po i manipulojmë njerëzit, dhe në këtë mënyrë
të mbajmë nën kontroll motivimet tona. / Science Focus – Bota.al

You may also like