A është dita e martë ters? Ja si përgjigjet teologu i njohur shqiptar

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Teologu i njohur Miron Çako, ka shpjeguar se pse nuk duhet që njerëzit të besojnë te nuskat dhe magjitë… I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka thënë se janë krijuar disa besytni, të cilat ruhet edhe sot e kësaj dite.

Si për shembull: dita e martë apo patkoi i kalit. Sa i përket ditës së martë që mendohet si ters, Çako u shpreh: “E di që njerëzit kanë fiksim të martën?

Është pushtuar Kostandinopuli dhe njerëzit mendojnë se dita e martë, është ditë tersi”, tha fillimisht teologu. Ndërsa, për patkoin tha: “E di si ka ardhur patkoi në mentalitetin e njerëzve? Në shekullin e 11, u vendos patkoi për herë të parë te kafshët se nuk kishin.

Aty u pa që kafshët kishin më shumë probabilitet në punë dhe jepni më shumë prodhim. U pa se patkoi që na sjell prodhim, por nuk e kishte patkoi, po u mbrojt këmba dhe kafshët punuan më shumë. Tani njerëzit mbajnë patkoin”.

You may also like