A e urrejnë fjalën e lirë në Amerikë?/ Elon Musk ‘drejt luftës’ me Apple

by admin
Spread the love

Elon Musk akuzon Apple se e ka kërcënuar se do të heqë aplikacionin Twitter nga App Store ndërsa tha se kompania ka ndaluar reklamat e saj në Twitter.

“Apple ka ndaluar përgjithësisht reklamat në Twitter. A e urrejnë fjalën e lirë në Amerikë?”, tha ai duke ironizuar.

Ai akuzoi Apple për censurë dhe kritikoi politikat e saj, duke përfshirë tarifën që vendos për blerjet e bëra në dyqanin e saj të aplikacioneve.

“Apple gjithashtu ka kërcënuar se do të heqë Twitter nga App Store, por nuk do të na tregojë pse”, shkroi Musk në Twitter.

Ai iu drejtua drejtpërsëdrejti CEO të Apple, duke e pyetur: “Çfarë po ndodh këtu?”

Mosmarrëveshja vjen pasi shumë kompani janë larguar nga Twitter për shkak të shqetësimeve rreth planeve të Musk për moderimin e përmbajtjes për faqen.

Washington Post raportoi se Apple ishte reklamuesi kryesor në Twitter, duke shpenzuar 48 milionë dollarë për reklama në rrjetin social në tremujorin e parë të 2022.

Media Matters, faqe monitoruese, raportoi javën e kaluar se gjysma e reklamuesve kryesorë të Tëitter kishin tërhequr reklamat e tyre, pas shqetësimeve për drejtimin e kompanisë.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like