A e mendon Granitin këto ditë, flet Fifi

by admin
Spread the love

Ish-konkurrenti i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”, Granit Cana ka qenë ndër më të komentuarit gjatë kohës që ishte në shtëpi për marrëdhënien që kishte me këngëtaren kosovare, Filloreta Raçin e njohur si Fifi.

Tani pas largimit të tij nga shtëpia, duket se Fifi e ka ndjerë mungesën e Granitit.

Në një bisedë të zhvilluar sot, Sara e pyet Fifin nëse ajo e ka menduar Granitin gjatë këtyre ditëve.

Ajo u përgjigj duke thënë se kur ajo shikon Sarën me DJ PM i kujtohet çdo moment që ka kaluar me Granitin.

“Ti me PM më kujton marrëdhënien time që kisha me Granitin.Kur ju shoh ju, shikoj veten edhe pyes veten se a kam qenë dhe unë kaq mirë me Granitin. E mendoj atë gjithë kohës, më mungon shumë”, tha këngëtarja.


You may also like