A e ka menduar dorëheqjen pasi Gjykata Kushtetuese e rrëzoi? Ilir Meta zbulon se çfarë ka planifikuar

by admin
Spread the love

Presidenti Ilir Meta i pyetur se a ndihet në siklet pasi vendimi i tij për zgjedhjet e 30 Qershorit është rrëzuar nga gjykata Kushtetuese, e keni menduar dorëheqjen?

Meta tha se: “Së pari presidenti ka vetëm një qëndrim dhe është qëndrimi i raportit të OSBE-ODIHR. Thotë që dekreti i presidenti nuk u ankua në asnjë gjykatë dhe thotë se atë mund ta shqyrtojë gjykata kushtetuese. Mos harroni se ka edhe gjykata europiane, kështu që unë nuk nxitohem. Unë kur të vijë një vendim i shkruar do vij këtu të them se çfarë ndodhi. Nuk po them gjë por them që mbi gjykatën kushtetuese ka gjykata të tjera në një vend demokratik”, u shpreh Ilir Meta i ftuar në një studio televizive.

You may also like