“A e din si është me u zgju e mos me u gëzu që je gjallë?”, pyet Semi

by admin
Spread the love

Këngëtarja Semi Jaupaj u bë një nga personazhet më të komentuara pas pjesëmarrjes në shoun real “Big Brother VIP”.

Që nga dalja e saj ajo ka arritur edhe më shumë ndjekës në rrjetet sociale ku me ta është familjarizuar duke qenë aktive, shkruan “Kosovarja”.

Kështu, ajo së fundi ka ndarë disa imazhe të reja ku ka pozuar mjaft serioze derisa ka zbuluar barkun e sheshtë në bluz të zezë e të shkurtër.

“A e din si është me u zgju e mos me u gzu që je gjallë?”, ka qenë mbishkrimi i artistes në imazhet e ndara.

Një fjali kjo e shkëputur nga teksti i këngës së saj më të re “Mos u kthe”, e cila po arrin të jetë një nga këngët e preferuara.


You may also like