A do ti drejtohet Musa Xhaferi grave të Çairit?!

by admin
Spread the love

Pas parlajmërimit nga Izet Mexhiti se forumi i gruas do të mbaj tubim me gratë e BDI-së, në Facebook e Izet Mexhitit kanë nisur komentuesit të pyesin se a do të mbaj fjalim edhe kreu i këtij grupi Musa Xhaferi?

Tubimi me forumin e gruas në krye me Mukadese Ajdarin ka ngjallur edhe konflikte mes grave të BDi-së. Në FB ata pyesin edhe Mukadese Ajdarin edhe Izet Mexhitin se a janë konsultuar me liderin e BDI-së Ali Ahmetin këtë tubim pasi në të njetën ditë në Tetovë ka tubim me gratë e BDI-së lideri Ali Ahmeti. “Izet Mexhiti në kujt emër thëret. BDI ka kryetar e ai quhet z.Ali Ahmeti. Për të thirë në tubim regjistro një parti tjetër dhe thir në emër të asaj partie” pyet një tejtër komentues.

Komente të ndryshme se në emër të kujt organizohen këta takime janë me qindra çdo ditë, ku disa thonë se Izet Mexhiti në krye me Musa Xhaferin po shkelin edhe statutin e partsë shkaku se tubimet mund ti thirr vetëm Ali Ahmeti.

“Ju po e keqpërdorni edhe emrin BDI, edhe llogon e BDI-së, do ju zëne haku o Izet Mexhiti” thotë një tjetër komentues në rrjetet sociale të këtij grupi.

Ndryshe BDI këtë javë mban tubim në Tetovë ku është edhe shpalosur agjenda e plotë në krye me Ali Ahmeti, nga ana tjetër sonte grupi i zjarrit në krye me Musa Xhaferin do të mbajnë tubim në Kumanovë më pas me forumin e gruas në Shkup.

You may also like