A do të thërrasë protesta? Meta paralajmëron zhvillime të bujshme pas 24 Korrikut

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Presidenti Ilir Meta deklaroi se çfarë do lloj vendimi që të merret për të nga Gjykata Kushtetuese ai nuk do t’i bëjë thirrje popullit shqiptar për protesta, pasi e konsideron vendimin nul. Meta u shpreh se popullin e “2 Marsit” do ta thërrasë por për çështje të tjera.

Pjesë nga intervista:

Meta: Për Ilir Metën ua thashë çfarëdo lloj vendimi që të merret, kudo që të merret dhe të shtypet susta Ilir Meta nuk do t’i bëjë kurrë thirrje popullit shqiptar për të protestuar kundër një vendimi të tillë. Ilir Meta mendon që një vendim i tillë është nul.

Meta: Thashë që nuk do thërras popullin për këtë çështje, por te populli i 2 marsit do shkoj. Për çështje të tjera do ta thërras popullin. Popullin e 2 marsit nuk e tradhtoj.

Pyetje: Nëse Kushtetuesja merr vendim ndaj jush…

Meta: Kjo është një çështje aq ordinere saqë nuk meriton vëmendje.

Pyetje: Çfarë nis nga ky moment e tutje?

Meta: Ilir Meta është i qartë për të ardhmen e tij për 30-40-60 vitet që vijnë.

Pyetje: Kryetarja e LSI Kryemadhi ka deklaruar se mezi prisni të ktheheni në krye të LSI

Meta: Nuk kam caktuar askënd zëdhënës, kam Tedi Blushin zëdhënës, se çfarë do bëj kjo është një çështje që e di unë, dhe do t’ia bëjë me dije popullit në momentin e duhur. Pas 24 korrikut janë në takim me popullin e 2 Marsit.

You may also like