A do të shpallë kandidaturën për kreun e PD-së? Përgjigjet Arben Ristani: Ju tregoj se çfarë do të ndodhë në 11 dhjetor

by admin
Spread the love

Sali Berisha shpalli pak ditë më parë nga Lezha se në 11 dhjetor do të mblidhet Kuvendi i Partisë Demokratike, datë e cila përkon me ditën e themelimit të kësaj force politike.

Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, ka treguar se çfarë do të prodhojë Kuvendi. I pyetur nëse do të kërkohet rrëzimi i Bashës apo vendimit për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar, Ristani sqaroi: “Në Kuvend do të ndryshojmë statutin, do të shqyrtohet veprimtaria dhe vendimmarja e Bashës gjatë kësaj kohe, e gjithë veprimtaria antistatutore, jo vetëm vendimi mbi Berishën. Po ashtu, do të bëhemi gati për një referendum.”

Ristani mohoi si mundësi shpalljen e kandidaturës së tij për kreun e Partisë Demokratike.

“Jo, nuk e kam menduar diçka të tillë, por gjithsesi PD është e njerëzve të lirë, kushdo që mendon se mund t’i japë partisë edhe në poste të tjera, shumë mirë bëjnë që marrin pjesë për të garuar”, tha ai i ftuar në studion e lajmeve në “Vizion Plus”.

You may also like