A do të shkarkohet Koeman nëse Barça humb nga Atletico? Flet Laporta

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, foli nga Madridi, ku ndodhet për ndeshjen e skuadrës së tij me Atleticon, për situatën e trajnerit Ronald Koeman, duke siguruar se holandezi do të vazhdojë të bëjë punën e tij çfarëdo rezultati të prodhojë sfida e “Wanda Metropolitanos”.

“Koeman do të vazhdojë të jetë trajner i Barçës. Ai ka besimin tonë, pavarësisht rezultatit të sotëm. Ai e meriton këtë mbështetje, sepse është, mbi të gjitha, një ish-lojtar i Barçës. Ai do të vazhdojë.”

Presidenti “blaugrana”, i cili një ditë më parë kishte folur ndryshe, tha se Koeman ishte njeriu ideal për të udhëhequr ekipin:

“Koeman e do Barçën dhe vendosi të vijë në një kohë të vështirësive maksimale institucionale dhe sportive. Pasi bisedova me të, shoh që ai i beson këtij ekipi, veçanërisht nga momenti kur të kthehen të dëmtuarit.”

Duhet të mbahet mend se shkarkimi i Koemanit do të thotë të paguash një dëmshpërblim prej 12 milionë eurosh, diçka që me siguri duhet t’i ketë detyruar drejtuesit e Barçës “t’i vënë gishtin kokës”.

You may also like